Superkompjuteri i platformës statistikore “Opta” ka përditësuar parashikimet për fituesin e Ligës së Kampionëve në sezonin 2026/27, pas përfundimit të xhiros së pestë të fazës së ligës.
Në krye të renditjes qëndron Arsenali me 18.60% gjasa për ta fituar trofeun për herë të parë në histori, i ndjekur nga Bayern Munichu me 16.29%.
Një zhvillim i rëndësishëm vjen për Barcelonën, e cila pas fitores bindëse ndaj Sabahut ka rritur kuotat e saj dhe është ngjitur në pozitën e tretë me 12.58% mundësi triumfi.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka lënë pas Paris Saint-Germainin (12.37%) dhe rivalin e saj të përjetshëm, Real Madridin (10.69%), pavarësisht se madrilenët kanë regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para.
Befasia e listës është klubi italian Como, i cili futet në dhjetëshen e parë të favoritëve me 2.23% gjasa për trofeun.
















