Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka reaguar për herë të parë pas humbjes ndaj gjermanit Agit Kabayel, duke zbuluar arsyen që, sipas tij, e detyroi të dorëzohej në raundin e dytë të përballjes.

Në pamjet e publikuara pas ndeshjes, Hysa shihet duke biseduar me stafin e tij, të cilëve ua shpjegon momentet që i paraprinë ndërprerjes së duelit.

Boksieri shkodran pretendon se dëmtimi nuk erdhi nga fuqia e goditjeve të kundërshtarit, por nga një episod gjatë përplasjes fizike në ring.

Sipas tij, Kabayel ia kishte kapur bërrylin me të dyja duart, duke i shkaktuar një dëmtim që nuk e lejoi të vazhdonte përballjen.

“Ja treta sytë nga goditjet. S’kishte grusht të fortë, por më kapi bërrylin me të dyja duart dhe u dëmtova”, dëgjohet duke thënë Hysa në bisedën me ekipin e tij.

Pavarësisht përfundimit të parakohshëm të duelit, Hysa pretendon se kishte arritur ta vinte në vështirësi boksierin gjerman me goditjet e tij.

Kabayel e fitoi përballjen me TKO në raundin e dytë, ndërsa Hysa u largua nga ringu i dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts