Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme në Rugovë të Pejës, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në greminë, poshtë rrugës kryesore.
Mediumi lokal “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dalë nga rruga dhe e përfunduar në greminë.
Sipas këtij mediumi, dyshohet se në veturë ndodhej një familje.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për numrin e personave që ndodheshin në veturë apo për gjendjen e tyre.
















