Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci në Prime Time i ka quajtur të vështira bisedimet në kuadër të procesit të dialogut me Serbinw, ku pritet të vazhdojnë më 27 mars në një takim të përbashkët Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Bajqinovci nw Prime Time nw Kana10 kritikoi opozitën për siç tha ai, tentativat e tyre qw t’i tregoj pushtetit se si bëhet dialog, shkrujan Gazeta10.
“Mendoj që do të ketë bisedime të vështira, por se di si mund të jetë përfundimi i tyre. Nuk do të jetë e lehtë, do të doja që Serbia të na njohë të bëhet një marrëveshje dhe përfundimisht të kryhet. Opozita krejt dëmet që i ka ba, tash po tenton me na tregu neve se qysh bëhet dialogu.
Vet i nënshkruar krejt, deri më edhe Zajednicën, ndërsa ne jemi duke u marrë me sanimin e tyre. Ato piskamat që opozita i bën, kanë marrë fund. Më nuk ka asi “razume”. Tash ata kanë punë me një lider i cili nuk lëshon pe për tu dëmtuar Republikëa e Kosovës”, tha Bajqinovci në Prime Time.