60 vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group ku po punonte.

Dyshohet të kenë qenë katër autorë. Ata kanë përdorur një automjet tip Range Rover të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes. Gjithashtu raportohet se një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMË e zezë dhe një Audi gri.

Sipas news 24 dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit. Bëhet fjalë për një kamera të subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Korrik 2026
Ngjarjet e datës 22 korrik
E konfirmuar: Modriqi te Milani edhe në sezonin vijues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts