Dy durrsakë kanë marrë peng për 45 minuta katër turistë nga Kosova, me pretendimin se këta të fundit nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në shtëpinë e pushimit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se dy durrsakët morën peng katër turistet nga Kosova në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime.
Pas ndërhyrjes së policisë dy shtetasit Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe Dritan Kucaj.48 vjeç, të dy banues në Durrës u arrestuan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.