Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë, raporton GazetaBlic.
Në disa video që ka siguruar GazetaBlic, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.
Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK)./GazetaBlic