Fat në fatkeqësi për Ballkanin. Lojtari më i mirë i Dinamo Zagrebit, Bruno Petkovic nuk do të luaj të enjten ndaj kampionëve të Kosovës.
Reprezentuesi kroat ka pësuar lëndim mbrëmë në derbin ndaj Hajdukut. Sulmuesi lëshoi fushën në minutën e 44 për ti lëshuar vendin Josip Drmic.
Në njoftimin zyrtar, Dinamo Zagreb njofton se Petkovic do të jetë jashtë fushave për 3 javë.
“Sot u konstatua se Bruno ka lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë fushave për 3 jave” thuhet në njoftimin e Dinamo Zagrebit.