WhatsApp po punon mbi një tjetër opsion privatësie që do të mundësojë fshehjen e bisedave.
Sipas WABetaInfo, bisedat që përzgjidhni që të tjerët mos t’i shohin nëse kanë në dorë celularin tuaj do të mund të ‘kyçen’ dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet vendosjes së fjalëkalimit në hapësirën e kërkimit.
Pavarësisht se Meta shtoi opsionin e bisedave me fjalëkalim, duket se sërish një hapësirë e tillë ngjallte dyshime apo kuriozitet ndaj po shton edhe fshehjen e tyre.
Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ndodh nëse përdoruesi harron fjalëkalimin.
Veç kësaj, platforma po teston edhe mesazhet zanore që mund të dëgjohen vetëm njëherë (View Once). Marrësi nuk mund ta dërgojë këtë mesazh te një person tjetër, ta ruajë, eksportojë apo regjistrojë./tvklan.al