Një skenë e krimit ka ndodhur pranë një stacioni të autobusit në Augsburg të Gjermanisë. Një 28 vjeçar u vra pas një grindjeje që pati me një çift. Fillimisht viktima ishte plagosur por, nuk arriti tu mbijetojë plagëve.
Siç njoftoi policia të shtunën, burri vdiq në vendin e ngjarjes. Çifti thuhet se iku në këmbë menjëherë pas mosmarrëveshjes të premten në mbrëmje. Zona përreth stacionit të autobusit në rrethin Pfersee të Augsburgut ishte rrethuar për disa orë të premten në mbrëmje pas krimit.
Policia kriminale po heton vrasjen. Historiku i aktit dhe rrjedha e saktë e ngjarjeve ishin fillimisht të paqarta. Policia nuk dëshironte të komentonte për shkakun e vdekjes./21Media