Tashmë është caktuar data se kur do të bëhët zyrtarizimi i transferimit të Kylian Mbappe tek Real Madridi, teksa futbollisti francez po bëhet gati për aventurën e tij të re pas largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit të hënën më datë 3 qershor.
Francezi pritet që të mbërrijë në Spanjë javën e ardhshme për të nënshkruar kontratën me ‘Los Blancos’ para se të prezantohet zyrtarisht sipas stilit të tyre tradicional përballë gazetarëve dhe tifozëve.
Mbappes do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ do të skadojë në qershor.
????BREAKING
❗️????????Kylian Mbappé sera officiellement un joueur du Real Madrid lundi ou mardi prochain
????De sources proches du staff de l’équipe de France, il n’est pas prévu qu’il quitte le rassemblement pour une présentation à Madrid jeudi prochain pic.twitter.com/QRZiEh7EoW
— Fabrice Hawkins (@FabriceHawkins) May 31, 2024