Nën ritmet afrobeate dhe me një stil të veçantë Artistja Donna Dafi, në videokipin më të ri “Slo Mo”, ka paraqitur dashurinë e një çifti të lumtur saqë i harrojnë krejt gjërat që i rrethojnë dhe në disa raste mendojnë se gjithçka sillet rreth tyre.
Artistja Donna Dafi, përmes këtij klipi, e dërgon këtë mesazh: njerëzit duhet të përshtaten në lidhje dashurie pa dallim religjioni, nacionaliteti etj..
Kënga këndohet në gjuhën gjermane dhe, përveç në youtube, është publikuar edhe në të gjitha platformat kryesore të transmetimit në mbarë botën.