Cristiano Ronaldo mund të luajë një ndeshje përshëndetëse në stadiumin “Santiago Bernabéu” pas përmbylljes së karrierës së tij sportive.

Thuhet se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por janë duke u diskutuar disa detaje për të organizuar një ceremoni të denjë për një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit.

Një nga opsionet e shqyrtuara është organizimi i një ndeshjeje miqësore në nder të Ronaldos në Chamartin, ku Real Madridi dhe Al-Nassr do të përballeshin mes tyre.

Në këtë skenar, portugezi do të luante nga një pjesë për secilën skuadër, në një format të ngjashëm me ndeshjen e lamtumirës së Raul Gonzalez.

Gjithashtu, po merret në konsideratë edhe një alternativë tjetër: përfshirja e Sporting Lisbonës.

Në këtë rast, Cristiano Ronaldo do të kishte mundësinë të luante për të dy klubet, atë ku nisi karrierën e tij profesionale dhe klubin ku shkroi një pjesë të madhe të historisë së tij futbollistike, raporton Defensa Central.

Në sezonin aktual, 40-vjeçari portugez ka zhvilluar 14 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar dy asistime.

Related Posts