Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
“Dardanët” do të jenë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.
Ka një çështje të fundit të ngritur, me mediat e ndryshme që raportuan se Bjellorusia mund të përjashtohet nga UEFA dhe si rrjedhojë nuk do të luante fare në ndeshjet ndaj Kosovës. Arsyeja qëndron tek fakti se ky vend po e ndihmon ushtarakisht Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar UEFA-n për këtë gjë, me shtëpinë më të madhe të futbollit evropian që tha se është duke e monitoruar situatën dhe se mund të merren vendim të mëtejshme sipas nevojës.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në mars që asnjë ndeshje e kompeticionit të UEFA-s nuk mund të luhet në territorin e Bjellorusisë deri në një njoftim tjetër dhe asnjë shikues nuk mund të marrë pjesë në ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë mikpritëse. Që atëherë, UEFA ka monitoruar vazhdimisht situatën dhe mund të merren vendime të mëtejshme sipas nevojës. Nuk kemi asnjë koment tjetër për të bërë”, ishte kjo përgjigje e UEFA-s për ‘GazetaBlic Sport’.
Kjo përgjigje lë për të nënkuptuar se në rast se Bjellorusia nuk e ndal aktivitetin e saj brenda kësaj lufte, mund të kemi edhe një përjashtim të shpejtë.