Te ne kjo shenjë e trafikut nuk është e zakonshme, por nëse e gjeni veten në rrugë në Gjermani, mosrespektimi i kësaj shenje mund t’ju kushtojë shtrenjtë.
Ndoshta nuk është e vështirë të merret me mend, shenja tregon një ndalim të parakalimit të çiklistëve dhe motoçiklistëve.
Gjithsesi është më interesant fakti që rrugët po ndryshojnë dhe se gjithnjë e më shumë hapësira po u kushtohet çiklistëve.
Shenja është vendosur në qytetin gjerman të Shtutgartit, i cili gjendet në qendër të shtetit federal të Baden-Vyrtembergut.
Gjerësia e korsisë së trafikut ndryshon, për këtë arsye automjetet nuk mund të mbajnë një distancë anësore minimale prej 1.5 metrash nga çiklistët, transmeton Telegrafi.
Korsitë e biçikletave dhe të makinave ndahen me një vijë të plotë, e cila nuk lejon kalimin e lirë të makinave, sepse është e pamundur të arrihet distanca anësore minimale prej 1.5 metër (në rastin e parakalimit), e cila është e përcaktuar me ligj.
Parakalimi i gabuar në prani të kësaj shenje:
Mund të çojë në aksident me biçiklistin apo motoçiklistin, që shpesh janë më të pambrojtur në rrugë.
Mund të shkaktojë përplasje frontale nëse bëhet në segmente të paqarta ose me pamje të kufizuar.
Mosrespektimi i shenjës që ndalon parakalimin e çiklistëve dhe motoçiklistëve është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe mund të ketë pasoja.
Gjoba për mosrespektim është 70 euro. Praktikisht kjo do të thotë se drejtuesit e mjeteve motorike do të duhet të lëvizin pas çiklistëve në rrugë, raportojnë mediat.