Blerta Kllokoqi – Rugova ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Gjestin, fituesin e Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe motra e saj Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Përgjigjja e Blertës ishte e prerë: “JO”.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të tij.

I njëjti në të shumtën e rasteve në Prime u shfaq me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi. Për shumë, kjo mbështetje u pa si një pjesë e rëndësishme e imazhit të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, sipas Blertës, kjo përkrahje nuk është vlerësuar apo kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit të edicionit të katërt.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë spektaklit dhe çfarë mbetet prej tyre pas përfundimit.

Këmisha e Gjestit në Big Brother nga Blerina Kllokoqi – Rugova

Duket se përkrahja publike nuk është gjithmonë e barasvlershme me një mirënjohje të ndërsjellë dhe rasti në fjalë është një shembull i qartë i kësaj distance që mund të krijohet mes asaj që ndodh brenda shtëpisë dhe realitetit jashtë saj

Related Posts