Mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim
Ekspertët tashmë me vite debatojnë për të ashtuquajturin “efekt i dushit” dhe përse shfaqet.
Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi.
Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi. Kështu mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim.
Hulumtuesit konsiderojnë që keni më shumë gjasa të zbuloni diçka të mençur derisa mendimet enden.
Detyra plotësisht monotone, nga ana tjetër, duket që nuk i pengon mendimet që të gjenerojnë ide kreative.
Nëse keni problem për të cilin nuk mund të gjeni zgjidhje, bëni diçka që do t’ju preokupojë si p.sh. shëtitja, puna në kopsht apo të bëni një dush.
Të gjitha këto aktivitete janë angazhime të moderuara, përkatësisht nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, , pra lëvizja e lirë e mendimeve lehtëson krijimin e ideve të reja.
Historikisht, eksperimentet mbi efektin e dushit kanë prodhuar rezultate jokonsistente, por Irving mendon se kjo është për shkak të gabimeve në dizajnin eksperimental.
Ekspertët thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të hetuar efektin e ‘efektit të dushit’, por këto rezultate të reja ofrojnë një pasqyrë sesi detyrat e lehta, të tilla si dushi, mund të ndihmojnë në gjenerimin e mendimeve krijuese në botën reale, shkruan ai.