Fati i Qeverisë Hoti pritet të vendoset gjatë ditës së mërkurë.
Kjo pasi që në këtë dite do të vendoset ligjshmëria e kësaj qeverie.
Gjykata Kushtetuese pritet që të mbaje seancën gjyqësore me 2 dhjetor, ku do të jap edhe verdiktin rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit ashkalinjë, Etem Arifi.
E sipas njohësit të Kushtetutës, Riza Smaka, vota e Arifiti për themelimin e Qeverisë në korrik të këtij vitit është antikushtetuese.
“Kjo është për ironi sarkastike që Gjykata Kushtetuese deri tash nuk e ka vendosur, kjo çështje juridike është me e thjeshta e mundshme, do të thotë që nuk ka kurrfarë dileme që neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, shkruan shprehimisht që deputeti humb mandatin në qoftë se dënohet më shumë se një vit, ai (Etem Arifi) ka qenë i dënuar më shumë se një vit dhe ka votuar, qysh ka votuar kur s’ka pas mandat të deputetit”, ka thënë ai për Infokus.
E në rast që shpallet vota e Arifit si e ligjshme, atëherë sipas Smakës, Gjykata Kushtetuese do të bëjë shkeljen e Kushtetues së Kosovës.
Një gjë e tillë sipas njohësit të Kushtetutës, nuk është hera e para që ndodhë nga kjo Gjykatë.
“Në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk vendos kësisoj do të shkelet Kushtetutën se nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese shpeshherë ka gjykuar sipas politikave ditore, jo sipas Kushtetutës. Dhe kësisoj vota e tij do të shpallet nul dhe qeveria do të del që nuk ka qenë e formuar për shkak që ka qenë një votë nule nuk ka pasur 61 vota”, shprehet ai.
Nëse vota e deputetit ashkali shpallet anti-kushtetuese, atëherë Qeveria Hoti rrezikon shpërbërjen.
E mundësia që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme sipas Samkës është e madhe.
“Qeveria do të konstatohet që nuk është e formuar de juro dhe de facto, dhe do të duhet procedurë për themelimin e qeverisë, eventualisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parakohshme”, ka deklaruar Smaka.
Deputeti nga Partia e Ashkalinjve, është i dënuar për mashtrim me subvencione.
Ai dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.
Deputeti nuk e ka humbur mandatin dhe ka vazhduar aktivitetin e tij, duke e votuar Qeverinë Hoti.
Përderisa sipas nenit 70 Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit humbet nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim