Shkenda Lili është një detektive private, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.
E diplomuar për juridik, Shkënda punon prej 4 vitesh në këtë fushë dhe ka një ekip prej 4 personash të tjerë.
Detektivja ishte e ftuar sot në “E Diell” ku deklaroi se 70% e njerëzve në çift tradhtojnë. “Thuhet se të gjithë tradhtojnë?”, u pyet ajo.
“Mosha 40 vjeç e lart po, 70% tradhtojnë në këtë moshë. Kur kanë shumë vite martesë sikur konsumohet dashuria mes tyre dhe fillojnë të lulëzojnë në vende të tjera pastaj”, u shpreh ajo.