Të gjithë ata persona që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit në faqen www.trusti10.org, atëherë aplikimi do të jetë i vlefshëm.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, i cili tha se nëse aplikimi iu është ndërprerë atëherë duhet të përsëritet në faqen tjetër:
Sot në orën 15:00 u hap aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Por, zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi njoftoi se faqja është mbyllur për shkak të sulmeve kibernetike.