Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është i gatshëm të flasë me të gjithë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai ka thënë edhe se, duhet që partitë të ulen dhe të bëjnë shumicën, dhe se, LDK është e përkushtuar që të gjendet një konsensus.

‘’Jo nuk kemi diskutime të tilla, kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk e kemi fjalën për pazare politike, kemi fjalën që duhet të ulën partitë që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Pra jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik, për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Kosovës. Pra kur themi marrëveshje politike, mos e merrni si të rëndë të gabueshme është gjëja më bazike që demokracitë e bëjnë, duhet të ulemi që të bëjmë një shumicë, përndryshe si do të bëhet ajo shumicë. LDK është e përkushtuar që të gjejë konsnesus, këtë duhet ta them, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë. ’’, ka thënë ai.

Related Posts