Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kaloi pasditen në Fushë Kosovë në mbështetje të Besnik Osmanit. Gjatë vizitës, ai u takua me qytetarë dhe aktivistë të shumtë, duke i inkurajuar që të dalin në votim dhe të mbështesin kandidatin e tyre për ndryshim.
Abdixhiku vlerësoi punën dhe përkushtimin e Osmanit, duke theksuar se Fushë Kosova meriton një udhëheqje të ndershme dhe vizionare. Atmosfera në takim ishte e ngrohtë dhe plot entuziazëm, ndërsa qytetarët shprehën mbështetje të madhe për fitoren e LDK-së në këtë komunë.
Besnik Osmani në Facebook shkroi:
Sot është dita jonë!
Dita kur secili prej nesh vendos për Fushë Kosovën që duam, për shpresën, dinjitetin dhe të ardhmen tonë.
Dilni dhe votoni me qetësi e me besim!
Të tregojmë se Fushë Kosova ashtu si gjithherë, di të zgjedhë me dinjitet dhe mençuri.
https://www.facebook.com/share/p/19s3pumXJ2/?mibextid=wwXIfr
























