Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka quajtur këtë zhvillim “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.
“Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kreu i LDK-së shtoi se partia që ai përfaqëson ka aspirata më të larta për vendin dhe u shpreh i bindur se ky kapitull do të kalohet.
“LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundon Abdixhiku.