Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Pas takimit Abdixhiku është shprehur se me Rohden kanë folur lidhur me krijimin e qeverisë dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.
‘’Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këto çështje, ndërsa me theks të veçantë, fola për nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike’’, ka shkruar Abdixhiku.
Përmes ambasadorit Rohde, shfrytëzova rastin ta uroj koalicionin e ri qeverisēs nē Gjermani, duke besuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet vendeve tona, ka shtuar më tutje ai.