Oligarku rus, Roman Abramovich raportohet se është helmuar pas bisedimeve në Kiev.
Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që negociatat për paqe të jenë të domosdoshme dhe në këto negociata mori pjesë edhe Abramovich.
Raportime nga mediat britanike thonë se Abramovich është helmuar pas bisedimeve në kryeqytetin ukrainas, transmeton lajmi.net
Sipas raportimeve, kjo gjë thuhet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji, më 3 dhe 4 mars.
Tre anëtarë të delegacionit thuhet se janë helmuar. Një nga ta Abramovich.