Pas një periudhe me reshje masive shiu që përfshinë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, situata hidrometeorologjike është stabilizuar, por vendi tashmë po përballet me një valë të re të ftohti.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se ditët në vijim do të karakterizohen nga depërtimi i masave të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave, duke krijuar ngrica të forta gjatë mëngjeseve.
Sipas parashikimit, termometri pritet të shënojë vlerat minimale deri në -12°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të luhaten deri në 7°C. Për shkak të këtyre kushteve dhe pranisë së mjegullës në disa zona, IHMK bën thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Parashikimi për ditët në vijim:
Sot (e martë)
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -12 deri -7 C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 1-5°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 3deri 7°C
Era: nga juglindja 1-5m/s.
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diel.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 4 deri 7°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
























