Zyra e Bashkimit Evropian ka publikuar agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kësisoj, atje pritet të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Dy evropianët, Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së theksohet se takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Sot seanca për buxhetin 2026

Sot seanca për buxhetin 2026

February 20, 2026
Ngjarjet e datës 20 shkurt 2026
Shpërthen Shëndriti ndaj Mirit: Ik se i fshive 27 vjet karrierë për 60 ditë

Related Posts