Aida Jashari Alimi, bija e mësuesit, patriotit dhe humanistit të njohur nga Vinarci, Hashim Jashari, ka deklaruar mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor.
Jashari Alimi, e cila ishte kandidate për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), vjen nga fshati Vinarc i Poshtëm dhe jeton në Fushë Kosovë. Në zgjedhjet e fundit lokale, ajo është renditur e dyta në nivel të përgjithshëm dhe e para në mesin e grave, duke dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.
E njohur për angazhimin e saj të vazhdueshëm në jetën publike dhe për ndikimin pozitiv në komunitet, Aida Jashari Alimi është bijë e një familjeje me traditë të gjatë arsimdashëse dhe patriotike në Mitrovicë.
Përmes kësaj mbështetjeje, ajo ka filluar të mobilizojë banorët e Vinarcit dhe përkrahës të tjerë në Mitrovicë, me qëllim të fuqizimit të fushatës së Arian Tahirit në garën e balotazhit për kryetar të komunës.