Një aksident trafiku ka ndodhur në Banjë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.





















