Në aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin e Vjetër në Ferizaj,
Pas përplasjes së dy veturave, siç njofton Policia e Kosovës, një grua ka humbur jetën.
“Aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas burimeve të GazetësDemos, viktima është Valbona Maliqi.
E ndjera la pas vetës tre fëmijë dhe bashkëshortin.
























