Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në Podujevë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, vetura dhe kamioni ishin në lëvizje dhe se më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.
Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo bëri me dije se i vdekur ka mbetur shoferi i kamionit.
“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka shtuar Ahmeti.