Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën e tranzitit në Pejë.

Si pasojë një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore dhe me këtë rast është dërguar në QKUK.

Detaje ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën e tranzitit. Të përfshirë kanë qenë një veturë dhe motoçikletë. Motoçiklisti është dërguar fillimisht në emergjencen e spitalit rajonal për trajtim e pastaj është dërguar në QKUK”, deklaroi ai.

“Sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë, por lëndime ka. Është kryer vendshiqimi dhe po zhvillohen hetimet”, theksoi Gashi

Related Posts