Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, ka dhënë detaje, duke thënë se në aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po udhëheq hetimet për shkaktarët e aksidentit”, deklaroi Hashani.