Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë.

Raportohet edhe për katër të lënduar në këtë aksident.

Për nxjerrjen e trupave nga mjetet kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas viktimat janë transportuar nga ambulancat, njofton Abcneës.al.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.  

 

Related Posts