Aksident i rëndë në Sllatinë – Makina rrokulliset dhe rrëzon murin, policia në vendngjarje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë, ku një automjet është rrokullisur dhe ka goditur një mur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare mbi të lënduarit.
Sipas burimeve të afërta të gazetës, aksidenti është mjaft serioz, dhe vetura është dëmtuar rëndë. Ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit, por autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Urojmë që të mos ketë persona të lënduar dhe do t’ju mbajmë të informuar me detaje të reja sapo të ketë zhvillime.