Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur, ku një shtetas i huaj, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në skaj të rrugës. Si pasojë e aksidentit, një pasagjere femër, gjithashtu shtetase e huaj, ka ndërruar jetë, raporton Rilindjashqiptare.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është arrestuar menjëherë pas aksidentit. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar.

Related Posts