Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime kanë pësuar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Related Posts