Një aksident trafiku ka ndodhur më parë në fshatin Soponic të Komunës së Kaçanikut, raporton Rilindjashqiptare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, u shpreh Veseli.

Related Posts