Aksident mes dy veturave në Klinë, një i lënduar
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Pejës.
Ai ka thënë se i lënduari është dërguar të marrë tretman mjekësor për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-në në Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.