Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në rrugën Prishinë-Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.





























