një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.
Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, në aksident janë përfshirë një veturë VW Tiguan me targa të Shqipërisë, e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46-vjeçar dhe një kamion i tipit Mercedes me targa po ashtu të Shqipërisë, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36-vjeçar, nga Shqipëria.
Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.
Ndërkohë, shoferi i veturës Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, rreth 36-vjeçar, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku janë duke u trajtuar në emergjencë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.