Një aksident trafiku në lagjen Goudi të Greqisë ka përfunduar tragjikisht, pasi një ambulancë private që po transportonte një pacient 54-vjeçar është përmbysur në rrugën Mikras Asias.

Sipas raportimeve nga Top Channel, për arsye ende të panjohura, automjeti humbi kontrollin dhe pas përmbysjes u përplas me të paktën një veturë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Pacienti, i cili pësoi lëndime të rënda, u dërgua me urgjencë në Spitalin Popullor, por fatkeqësisht ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Policia e trafikut grek ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërkohë që ekuipazhi i ambulancës do t’i nënshtrohet analizave mjekësore. Për pasojë, segmenti rrugor nga kryqëzimi me rrugën Thivon është bllokuar pjesërisht për të lehtësuar hetimin dhe pastrimin e zonës nga automjetet e përfshira.

Related Posts