Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, viktima është një 32-vjeçar me inicialet A. B., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
“Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

























