Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Paskuqanit të Shqipërisë, ku dy gra u përplasën nga një automjet, ndërsa po kalonin rrugën pranë mbikalimit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:35, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, përplasi dy kalimtaret.

Si pasojë e përplasjes L. S., 72 vjeç, humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të marra teksa H. M., 66 vjeç mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja gratë dyshohet se po kalonin në mënyrë të parregullt mbi trafikndarësen në momentin e përplasjes, raporton A2CNN.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Related Posts