Një aksident i rëndë ka ndodhur sot mes një kamioni dhe veture në Podujevë, ku si pasojë ka vdekur shoferi i kamionit dhe janë lënduar pesë persona të tjerë.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh nga burime se, bazuar në pamjet nga kamerat e sigurisë, shoferi i kamionit dyshohet se ka pësuar sulm para aksidentit.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.