Një aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë në koordinim me institucionet tjera relevante po zhvillohet në Pejë, ku për cak ka argjendaritë në Çarshinë e Gjatë të këtij qyteti.
Prokuroria po ndërmerr veprimet në asistim me Krimet Ekonomike, te lokalet që kanë qenë objekt hetimi.
Lajmin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion ne koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK”, ka thënë Nikçi.






















