Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e sotëm në Gjakovë në lidhje me dyshime për keqpërdorime me patentë shoferë.
Aksioni është zhvilluar në autoshkollën “Kader”, ndërsa siç mëson klankosova.tv, në polici është shoqëruar pronari i saj, Sabri Arifaj.
Përveç tij, në Polici ka përfunduar edhe drejtori i qendrës për patentë shofer, Kamer Shabanaj.
Bastisjet janë duke vazhduar, ndërsa sipas informacioneve të para, ka edhe prova të sekuestruara.
Operacioni akoma nuk është konfirmuar nga Policia dhe nuk dihet nëse Prokurori i Shtetit do të urdhërojë masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve.




































