Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B, me pozitë Hetuese Policore në drejtim të veprës penale Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 i KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar, Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025.

“Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në ruajtjen e sigurisë dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës, duke luftuar dukuritë negative, me theks të veçantë në mbrojtjen e informacioneve konfidenciale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Related Posts