Alarm për zhdukjen e 14-vjeçares Merina Syla në Strasburg

Një vajzë 14-vjeçare, Merina Syla, është raportuar e zhdukur në Strasburg, Francë, që nga data 14 mars. Familja e saj është tepër e shqetësuar dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj.

Sipas familjarëve, para zhdukjes së saj, Merina ka qenë viktimë e një episodi dhune në shkollë. Nuk ka pasur asnjë kontakt me të që nga dita e zhdukjes. Në momentin e fundit që është parë, ajo ishte e veshur me një palë tuta të zeza, një xhup të zi dhe kishte flokët e lidhur.

Kushdo që ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit të nënës së saj: 0650470571.

Familja apelon për ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë ata që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka në lidhje me këtë rast. Çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e saj dhe sigurimin e mirëqenies së saj.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

March 18, 2025
Vranët dhe ftohtë, vende-vende riga shiu
Ngjarjet e ditës: 18 mars 2025

Related Posts