Si pasojë direkte e ndjekjes së videove udhëzuese, të publikuara në TikTok, në Finlandë gjatë dy vjetëve të fundit mes adoleshentëve të moshave nga 13-18 vjeç, të cilët janë vetëvrarë, mbi 30 për qind ishin djem dhe 50 për qind ishin vajza.
“Tik-toku i rekomandoi përmbajtje rreth vetëvrasjes një djali 11-vjeçar finlandez me pasoja të rënda. Ndërkohë, një studim vë në pikëpyetje pretendimet e Tik-tokut për mbrojtjen e të rinjve”, sipas areena.yle.fi.
Në Tik-Tok ka video të shumta propaganduese mbi pabarazinë e gjinive.
Pavarësisht kërkesave të shumta të mediave shtetërore dhe organizatave të ndryshme shoqërore të disa shteteve evropiane, Tik-Toku ka hequr nga qarkullimi vetëm dy ose tri video të dhunshme, duke deklaruar se të tjerat janë “të moralshme”.